
Shkarkimi i Andrea Pirlos nga drejtimi i Juventusit është vetëm çështje kohe, sipas asaj që raportojnë mediat italiane. Sezoni aspak i mirë me bardhezinjtë, ka bërë që shkarkimi i ish-mesfushorit nga drejtimi i skuadrës të jetë i pashmangshëm.
Për të kaluar te Pirlo, në Itali raportojnë se ai mund të marrë drejtimin e Sassuolo. Këta të fundit janë pa trajner pas largimit të De Zerbi dhe për këtë arsye janë në kërkim të një “timonieri” të ri. Tekniku aktual i Juventusit është i pari në listë për të marrë drejtimin e skuadrës për sezonin tjetër, por një tjetër kandidat është edhe ish-trajneri i Milanit, Marco Giampaolo.



