Kristijan Toshevski do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Tiranës, të paktën edhe për një tjetër sezon.
Kampionët e Shqipërisë, nëpërmjet një postimi në faqen e klubin, kanë njoftuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin, edhe për një vit tjetër.
Toshevski ishte një titullar i padiskutueshëm në sezonin e fundit, që kulmoi me fitimin e titullit dhe për këtë arsye, drejtuesit e donin në skuadër.
Pas diskutimeve, palët kanë rënë dakord, për rinovimin e kontratës edhe për një sezon.



