Gjykata ndalon zgjedhjet, FSHF: Komiteti Ekzekutiv miraton materialet e Asamblesë

Gjykata ndalon zgjedhjet, FSHF: Komiteti Ekzekutiv miraton materialet e Asamblesë

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës, vendosi që zgjedhjet në FSHF të mos zhvillohen më 2 mars, pa u shqyrtuar paditë e bëra.

Megjithatë Federata në një njoftimi të bërë publik pas vendimit, bën të ditur se Komiteti Ekzekutiv, ka miratuar materialet e Asamblesë Zgjedhore të 2 marsit. Në këtë mënyrë, FSHF nuk e njeh vendimin e Gjykatës.

“Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot në ora 11:00 për të shqyrtuar materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02 mars 2022.

Pasi u njoh me propozimet e bëra nga Sekretariati i FSHF-së për materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore 2022, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi të miratojë materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore 2022.

KE ka aprovuar pasqyrat financiare individuale dhe të konsoliduara për vitin 2021, dhe buxhetin e vitit 2022, të cilat do t’i propozohen Asamblesë së Përgjithshme për miratim. Komiteti Ekzekutiv ka shqyrtuar propozimet përkatëse për përzgjedhjen e auditorëve të jashtëm, të cilat do t’i propozohen Asamblesë së Përgjithshme. Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë.”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Gjithashtu në njoftimin e FSHF thuhet se Komisioni i Verifikimit, që është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor, ka verifikuar ligjshmërinë e propozimeve dhe integritetin e kandidatëve të propozuar për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Ky komision ka dalë me vendimin se për postin e kandidatit për President të FSHF-së kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova.

Po sipas këtij komisioni kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv  të FSHF janë 12, të cilët kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qenë zyrtarisht në garë me së paku 2 propozime. Lista e kandidatëve për anëtarë të KE-së është kjo: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Envi Hicka, Ermal Tahiri, Ervin Canollari, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu, Pano Xhixho, Vasil Bicaj dhe Ylli Ҫekiҫi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy