
Kevin Zefi është një nga talentet më premtues shqiptarë, nga i cili pritet shumë për të ardhmen. Pasi shkëlqeu me të rinjtë e Shamrock Rovers në Irlandë, talenti 15-vjeçar ka vendosur të vazhdojë karrierën në Milano.
Zefi thuhet se ka arritur një marrëveshje për të kaluar te skuadra e Interit. Sigurisht ai do të bashkohet me ekipin e moshave të zikaltërve, por në rast se aty tregon formë të mirë atëherë nuk përjashtohet mundësia që shumë shpejt të jetë pjesë e ekipit të parë të Interit.
Shkodrani pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Interin dhe më pas të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës. Vlen të theksohet se deri tani Zefi ka luajtur për moshat e Irlandës, por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen ta shikojmë me fanellën e Shqipërisë.



