Arsenal, sfidë Barcelonës për Amadou Onana

Arsenal, sfidë Barcelonës për Amadou Onana

Pavarësisht transferimit të Declan Rice në merkaton e verës, traineri Mikel Arteta mendon se Arsenali duhet të përforcohet më tepër në mesfushë gjatë vijueses.

Amadou Onana i Evertonit është shëndërruar në një referent me kalimin e sfidave dhe duke qenë se e ardhmja e Jorginhos dhe Thomas Partey-t në ‘’ Emirates ‘’ vijon në dyshim, senegalezi mund të jetë një opsion për kryeqytetasit.

Në verën e 2022-shit 22 vjeçari u transferua nga Lille në ‘’ Goodison Park ‘’ , i cili po konfirmon se drejtuesit nuk kanë gabuar pasi po e konsolidon vendin në 11-shen e Sean Dyches.

Do të jetë një përballje titanësh pasi edhe ‘’ Blaugranët ‘’ pavarësisht peripecive që dihen tashmë në aspektin ekonomik, janë një ekip cilësor, të cilët bashkjetojnë me suksesin pothuajse në çdo sezon.

S’duhet harruar se Evertoni po përjeton një moment delikat në Premier League, i reflektuar me renditjen në vendin e 18-të pas 24 sfidave, i cili momentalisht e dërgon në Championship.

Ky fakt, edhe pse historia mund të ndryshojë në vijimësi, ndoshta do të rezultojë bindës për ishi-n e Hamburgut për të nisur një tjetër eksperiencë, tek ‘’ Topchinjtë ‘’ ose ‘’ Los Cules ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy