
Grusht i hekurt i UEFA kundër racizmit.
Organizata më e lartë e futbollit europian ka vendosur të sanksionojë një ndeshje me dyer të mbullura duke nisur që prej muajit tetor në ndeshjet që do të luajnë në shtëpinë e tyre kombëtaret e Rumanisë, Hungarisë dhe Sllovakisë.
Kjo masë u mor për shkak të koreve dhe sjelljeve raciste të krijuara nga tifozeritë e këtyre skuadrave në ndeshjet e fundit.
Përveç kësaj mase, federatat e këtyre skuadrave janë gjobitur edhe me shuma që variojnë nga 20 deri në 80 mijë euro. / Përshtati: Tema TV /



