
Veljko Dovedan është trajneri më i ri i Apolonisë. Fierakët ishin prej kohësh pa trajner dhe tashmë drejtimi i skuadrës i është besuar teknikut boshnjak.
Dovedan e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrën e Bylis.
Njoftimi i Apolonisë:
FK Apolonia ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarisht se ia ka besuar drejtimin teknik të skuadrës së parë trajnerit Veljko Dovedan. Trajneri boshnjak ka arritur marrëveshjen me presidentin Koço Kokëdhima dhe nga sot deri në fund të sezonit do të drejtojë ekipin tonë. 68-vjeçari krenohet me eksperienca të rëndësishme dhe të suksesshme në liga të ndryshme ballkanike.
Kujtojmë eksperiencat me ekipet greke Panachaiki dhe Niki Volou, me ekipet serbe FK Sloga Krajevo dhe FK Temnic, me ekipin boshnjak FK Slavija Sarajevo dhe me ekipin shqiptar të Bylisit. FK Apolonia mirëpret përzemërsisht Veljko Dovedan dhe i uron punë të mbarë.



