Cuti Romero, objektiv i Real Madridit

Cuti Romero, objektiv i Real Madridit

Me kalimin e kohës Cuti Romero ka arritur të konsolidohet si një ndër më të rëndësishmit në prapavijën e Tottenham Hotspurit. 

Argjentinasi i ka bërë shkëlqyeshëm detyrat dhe tashmë synohet nga Real Madridi. 

Natyrisht për 27 vjeçarin është një hap i suksesshëm në karrierë dhe një kalim në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ mund ta afrojë me titujt në të ardhmen e afërt. 

Drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ tashmë e kanë në listë për merkaton e ardhshme verore, duke qenë se problematikat kanë qenë evidente për shumë kohë. 

Avantazhi në këtë rast për Real Madridin është se kontrata e lojtarit nga Kordoba me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ përfundon në fundin e sezonit vijues dhe presidenti Florentino Perez mund ta arrijë objektivin për një shifër të përballueshme. 

Në fakt për ishi-n e Atalantës nuk është hera e parë që ‘’ Los Blancos ‘’ tregojnë interes, i cili e ka eksperiencën e duhur mbi supe për ti përfaqësuar. 

Xabi Alonso e pëlqen lojën e tij duke qenë se është tejet agresiv, i aftë në luftën në ajër dhe shumë i vështirë për tu kaluar në duelet një kundra një. 

Në verën e ardhshme do të jetë një periudhë shumë deçizive pasi Cristian Romero mund të bëhet pjesë e një ndër klubeve më të suksesshëm në historinë e futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy