Vllaznia e femrave fiton Kupën e Shqipërisë pa luajtur, Apolonia nuk paraqitet në finale

Vllaznia e femrave fiton Kupën e Shqipërisë pa luajtur, Apolonia nuk paraqitet në finale

Duket se Kupa e Shqipërisë, është e destinuar të shkojë vetëm në Shkodër këtë sezon, në të gjitha garat e futbollit. Pasi ekipi i parë fitoi Kupën më 31 maj dhe ekipi i 19-vjeçarëve të Vllaznisë e fitoi ditën e djeshme, sot të njëjtën gjë ka bërë edhe ekipi i femrave.

Shkodranet festuan ngritjen e trofeut të Kupës ditën e sotme, por pa luajtur në fushë. Në finalen e edicionit të 12-të të Kupës së Shqipërisë, kishin dalë dy ekipe, Vllaznia dhe Apolonia. Megjithatë fieraket nuk janë paraqitur në ndeshje dhe si pasojë shkodranet e fituan trofeun në tavolinë.

Përveç humbjes së finales ditën e sotme, tashmë skuadra e femrave të Apolonisë rrezikon një dënim tjetër nga FSHF për mosparaqitje në ndeshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy