Kërkon ndërprerjen e kontratës, Ozil largohet nga futbolli i luajtur

Kërkon ndërprerjen e kontratës, Ozil largohet nga futbolli i luajtur

Mesfushori i njohur, Mesut Ozil ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Sipas asaj që raportojnë mediat turke, lojtari e ka marrë vendimin dhe këtë ia ka bërë të ditur edhe klubit të Basaksehir.

Madje thuhet se 34-vjeçari ka kërkuar ndërprerjen e kontratës, e cila e mbante të lidhur me klubin turk deri në qershor të këtij viti.

Duke parë dëmtimet e shumta, turko-gjermani ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur. Ozil ka pasur një karrierë të suksesshme, ku ka luajtur me skuadra si Real Madrid, Arsena, Werder Bremen, Schalke 0-4 apo edhe Fenerbahce.

Kulmin Ozil e kishte në vitin 2014, kur fitoi Botërorin me Gjermaninë, ku ishte edhe protagonist në atë kampionat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy