
Momentalisht Alex Baena është një ndër lojtarët më të spikatur tek Villareali.
Mesfushori ka arritur me shumë meritë ti ngjisë shkallët në karrierë, i grumbulluar edhe nga traineri Luis de la Fuente tek Spanja.
23 vjeçari e ka konsoliduar vendin e një titullari tek ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ dhe tashmë Manchester City ka nisur ofensivën.
Cilësitë e padiskutueshme si përshembull vizioni për lojën, kreativiteti dhe efektiviteti në prapavijë vijojnë ta impresionojnë Pep Guardiolan, një teknik që e ka ndryshuar historinë e ‘’ Qytetarëve ‘’.
Ndërkohë, drejtuesit e ekipit nga Castellon mund të detyrohen t’ia hapin dyert e largimit nga ‘’ La Ceramica ‘’ nëse marrim parasysh potencialin e presidentit të bardhekaltërve Khaldoon Al Mubarak.
Nuk duhet harruar as lidhja e ngushtë e Alex Baenas me klubin e zemrës, pavarësisht se në aspektin sportiv dhe atë ekonomik anglezët janë një ekip i cili duhet të merret në konsideratë.
12 ndeshje dhe 1 gol numëron Alex Baena me Villarealin në sezonin aktual dhe referuar vijimësisë priten zhvillime gjatë merkatos së dimrit.



