Silvinjo “shpjegon” përjashtimet: Me Poloninë duhet shpirti në fushë

Silvinjo “shpjegon” përjashtimet: Me Poloninë duhet shpirti në fushë

Në prag të ndeshjes me Poloninë më 27 mars, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2024, në grupin E trajneri i kombëtares Silvinjo shpjegoi zgjedhjet e bëra dhe lënien jashtë listës të disa emrave.

Ai tha se kishte parë më shumë se 240 ndeshje në Evropë për të arritur të 30 lojtarët e përzgjedhur për Poloninë.

Më vjen keq për të gjithë, se ata që janë jashtë nuk ndjehen mirë, është momenti më i vështirë për një lojtar. Mendoj dhe është e drejtë, që kemi 23 lojtarë dhe kemi menduar për një ndeshje, mund të bëjmë rreshtime të ndryshme se kemi lojtarë për shumë skema loje.

Risitë në grumbullim janë emra si Jon Mersinaj, Andi Hadroj, Jasir Hasani, Lindon Selahi dhe Anis Mehmeti. Por si I komenton Silvinjo zgjedhjet e bëra.

Mehmeti është më i ri, po bën një rrugëtim shumë të mirë duke luajtur në Championship. Ai është lojtar krahu, i aftë, i ri, duhet të zhvillohet e përmirësohet. Asani është një i majtë, ku kishim mungesa, është një mesfushor sulmues i cili ka një rrugëtim të rëndësishëm në Hungari.

Këshilla që ka për lojtarët është fanella dhe shpirti në fushë.

Duhet të shkojmë atje me dëshirë, zemër e shpirt se kështu luhet futbolli. Është ana taktike dhe teknike, por është e rëndësishme shpirti e zemra.

Të premten, braziliani publikoi listën me të gjithë të përzgjedhurit e tij për ndeshjen e parë kualifikuese për evropianin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy