Po luante në Champions League, futbollistit të Atalantës i futen hajdutët në shtëpi

Po luante në Champions League, futbollistit të Atalantës i futen hajdutët në shtëpi

Sulmuesi i Atalantës, Luis Muriel, ka pasur një dhimbje të dyfishtë ditën e djeshme. Sikur të mos mjaftonte humbja dhe eliminimi i Atalantës nga Champions League, sulmuesit kolumbian i është dashur të përballet edhe më një tjetër problem.

Muriel ka qenë futbollisti i radhës në Itali, të cilit i janë futur në shtëpi hajdutët, ndërkohë që ai ishte duke luajtur në ndeshjen ndaj Villarreal.

Kur shkoi në shtëpi, Muriel pa që hajdutët i kishin marrë një orë luksoze dhe disa sende të tjera me vlerë. Menjëherë pas kësaj, lojtari ka njoftuar policinë, që ka nisur nga puna për të zbuluar dhe arrestuar autorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy