
Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka konfirmuar prezencën e tij në finalen e Conference League, që do të mbahet në Tiranë më 25 maj, në stadiumin “Air Albania”.
Roma do të sfidojë holandezët e Feyenoord, në një sfidë ku objektivi i vetëm është fitorja, për të synuar trofeun e madh.
Totti u shpreh se skuadra nuk fiton një trofe prej shumë vitesh dhe do të luftohet deri në fund për ta arritur këtë në Conference League.
Do të jem në Tiranë. Nuk kemi luajtur një finale për Kupë për një kohë të gjatë. Është thelbësore për ne që të ngremë një trofe. Do të shkojmë atje më dëshirën për të luftuar deri në fund.
Roma mund të përmirësohet me blerje të rëndësishme. Kemi një nga trajnerët më të fortë në botë, i cili di të menaxhojë dhe di çfarë të blejë. Pronarët do të bëjnë gjithçka për ta kënaqur atë. Çdo vit mund të përmirësohet, me ose pa trajner.



