Real Madridi, dëshiron qëndrimin e Arda Guler

Real Madridi, dëshiron qëndrimin e Arda Guler

Sezoni i kaluar evidentoi cilësitë e mrekullueshme të Arda Guler në fushën e lojës.

Turku në 12 sfidat me Real Madridin shënoi edhe 6 gola, statistika të shoqëruara nga një rendiment për tu patur zili.

Për 19 vjeçarin disa klube kanë filluar tentativat për ta larguar nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, dy ndër të cilët janë Liverpooli dhe Real Sociedadi.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sipas ‘ Marcas ‘, edhe pse largimi do ti shërbente për tu aktivizuar më shumë minuta, tekniku i ‘’ Galaktikëve ‘’ pretendon ta ketë në dispozicion gjatë sezonit dhe duhet evidentuar se drejtuesit e tyre kanë mësuar nga gabimet e të kaluarës, sidomos me Andriy Lunin dhe Reinier, lojtarë që nuk patën sukses gjatë periudhës së huazimit.

Duke qenë se Carlo Ancelotti e konsideron një talent të rrallë, qëndrimi në kryeqytetin spanjoll është vendimi i duhur nga drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’, lojtar që po e tregon se çfarë është i aftë të bëjë edhe me kombëtaren e Turqisë në Europianin e Gjermanisë.

Arda Guler shënoi në fitoren 3-1 kundër Gjeorgjisë dhe sot do të ketë një tjetër test kundër Portugalisë. Tek një ekip si Real Madridi lojtarët e këtij niveli gjithmonë i kanë hapësirat e duhura për të zhvilluar potencialin e tyre dhe ishi i Fenerbahches premton shumë për vijimësinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy