Inzaghi: Të luajmë me zemër ndaj Milanit, e dimë rëndësinë që ka për qytetin

Inzaghi: Të luajmë me zemër ndaj Milanit, e dimë rëndësinë që ka për qytetin

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, foli në konferencë për shtyp, para ndeshjes së parë gjysmëfinale në Champions League, ndaj rivalëve të qytetit, Milanit.

Inzaghi deklaroi se skuadra duhet të luajë me zemër, ndërsa shtoi se e dinë rëndësinë që kjo ndeshje ka për qytetin.

E dimë shumë mirë se nesër nuk luhet një derbi i zakonshëm, por luhet derbi. Ndeshja e ndeshjeve. Do të mundohemi që të japim maksimumin pasi e dimë fare mirë se çfarë rëndësie ka kjo ndeshje për qytetin.

Duhet të jemi të zotët dhe të kuptojmë se kjo ndeshje do të vendoset në 180 minuta dhe për këtë motiv duhet të bëjmë kujdes. Duhet të luajmë me zemër dhe të përdorim mirë kokën në rrethana të vështira.

Sfida Milan-Inter, do të luhet të mërkurën, duke filluar nga ora 21:00, në stadiumin “San Siro".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy