Sven Botman në radarët e Bayern Munchen

Sven Botman në radarët e Bayern Munchen

Pavarësisht se përbëhet nga  lojtarë që premtojnë shumë si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen , Bayern Munchen nuk e ka ndalur vrullin në funksion të pasurimit të organikës .  Me Lucas Hernandez , Dayot Upamencano-n dhe Niklas Sulen në prapavijë bavarezët konsiderojnë se i duhet një shtysë më tepër për të qenë të sigurtë gjatë sezonit .

 Edhe pse e kanë konfirmuar për shumë vite me rradhë dominimin absolut në Bundesligë , Julian Nagelsmann pretendon të rikthejë në ‘’ Allianz Arena ‘’ titullin e  Champions Leagues .  

Kampionët absolutë të  Gjermanisë po vlerësojnë me detaje progresin e  mbrojtësit Sven Botman i cili ka treguar vlera të jashtëzakonshme me Lillen  . Fitimi i Ligue 1 pas shumë vitesh suksesi të Paris St Germain  patjetër nuk është anashkaluar nga disa klube të njohura sepse e konsiderojnë hollandezin një alternativë të përshtatshme .  

Për 21 vjeçarin lufta  filloi që në merkaton e kaluar verore gjatë të cilës  Atletico Madridi dha sinjalet e para për Sven Botman .

Moskoordinimi në ndeshjet e kaluara pavarësisht  sukseseve të arritura i ka  detyruar drejtuesit e bavarezëve  ti hedhin sytë tek ky lojtar,  ecuria e të cilit ka rezultuar një sukses më vete për Lillen .

 Mundësitë që të transferohet Mynih janë të mëdha por arritja e francezëve patjetër që nuk mund të anashkalohet nga talenti i kombëtares së ‘’ Tulipanëve ‘’.  Sezoni i ri për nxënësin e  Jocelyn Gourvennec ka  startuar me këmbën e mbarë dhe deri më tani numëron 12 ndeshje dhe 1 gol  .

Pavarësisht rëndësisë në skemat e teknikut francez , interesi i Bayern Munchen pritet të marrë vlerësimin përkatës nga një lojtar që i ka bërë mirë detyrat me një ekip që ka ndryshuar historinë e  Ligue 1 .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy