
Stuhia që ka përfshirë qytetin norvegjez nuk po ndalet, drejtori ekzekutiv i Juventusit, Chiellini dhe Comolli, kanë mbetur të bllokuar.
Nuk ka shenja përmirësimi moti në Bodø (Norvegji), ku ndeshja e Juventusit kundër Bodo Glimt, e vlefshme për javën e pestë të Champions League, është vënë në rrezik. Edhe pse fusha është me bar sintetik dhe e ngrohur, reshjet e borës dhe ndërprerjet e shpejta vazhdojnë ta turbullojnë situatën.
Ndërsa UEFA dhe klubi norvegjez mbeten të bindur se ndeshja do të luhet sonte, situata me Chiellini-n dhe Comolli-n është tejet domethënëse.
Sipas Corriere dello Sport, stuhia e borës e orëve të fundit ka bërë që aeroporti i Bodø të bëhet i papërdorshëm, duke pamundësuar uljen e avionëve. Për këtë arsye Damien Comolli, administratori i deleguar i Juventusit, dhe Giorgio Chiellini, drejtori i strategjisë së futbollit në klubin bardh e zi, mbetën të bllokuar në Suedi pasi avioni i tyre nuk u nis.
Dy drejtuesit e Juves kanë vendosur të udhëtojnë drejt Bodø me makinë, por duke qenë se i presin rreth 300 kilometra rrugë, ende nuk është e sigurt nëse do të arrijnë në kohë për ndeshjen.



