
Italia u shpall kampione e Europës ditën e djeshme, teksa mposhti në finale Anglinë, pas gjuajtjeve të penalltive.
Entuziazmi te anglezët para ndeshjes ishte aq i madh, sa disa e konsideronin të fituar trofeun ende pa u luajtur ndeshja. Nga ana tjetër, shumë më të qetë ishin italianët, të cilët në deklarata dhe në gjithçka tjetër ishin më të përmbajtur.
Pikërisht për këtë arsye, futbollisti i Italisë, Leonardo Bonucci pas triumfit në finale nuk i kurseu talljet me anglezët. Mbrojtësi pas ndeshjes, dëgjohet teksa i thotë anglezëve: “Hani më shumë makarona”. Kjo është një shprehje italiane që do të thotë: “Fitoni më shumë përvojë”.
Kujtojmë se Italinë ai i djeshmi ishte trofeu i dytë i Europianit në histori, pasi të parin e kanë fituar në vitin e largët 1968.



