
Drejtuesit e Chelseat vijojnë me punën drejt riformatimit të skuadrës dhe dy ndër lojtarët më të përfolur për të lënë ‘’ Stamford Bridgen ‘’ janë Marcos Alonso dhe Cesar Azpilicueta.
Spanjollët preferohen shumë nga Xavi Hernandez dhe sipas ‘ As ‘ , ‘’ Los Cules ‘’ duhet të paguajnë 25 milionë euro, 15 për ishi-n e Fiorentinas dhe 10 të tjera për kapitenin e londinezëve .
Numri një i stolit i ka dhënë ‘’ Ok ‘’ transferimit të tyre në ‘’ Camp Nou ‘’ pasi vlerëson eksperiencën e gjatë me ‘’ Blutë e Londrës ‘’, të shoqëruar me tituj të rëndësishëm, ndër të cilët do të mbahet mend gjatë fitimi i Champions Leagues.
Barcelona prej shumë vitesh vijon me luhatjet e vazhdueshme në prapavijë, pozicion për të cilin duhet të punohet me shumë përkushtim për arritjen e objektivave në të ardhmen .
Vlera e përcaktuar mendohet se nuk do ti krijoje shumë probleme kësaj Barcelone e cila prej disa sezonesh qëndron në vendumëro por në Katalunjë shpresohet se gjërat do të përmirësohen në sezonin vijues.
Ndërsa Chelsea , me Todd Boehlyn ka nisur një kapitull të ri me qëllimin e akumulimit të sukseseve dhe me një trainer si Thomas Tuchel kryeqytetasit e treguan në të kaluarën se mund të mposhtin çdo rival në kompeticionet pjesëmarrëse .



