Është mbyllur pa gola pjesa e parë në finalen e Kategorisë së Dytë, mes Valbonës dhe Pogradecit.
Dominim i lehtë i liqenorëve, që iu afruan disa herë golit, por nuk kishin saktësinë e dytë.
Pritet një pjesë e dytë e luftuar, ky të dyja ekipet do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të marrë më pas edhe titullin e kampionit.
Dy ekipet vijnë në këtë finale, pasi fituan grupet e tyre respektive dhe siguruan ngjitjen në Kategorinë e Parë.



