David Alaba, drejt largimit nga Real Madridi

David Alaba, drejt largimit nga Real Madridi

Vijimi i David Alabas në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ duket se është i pamundur. 

Austriaku përfiton plot 22.5 milionë euro në sezon, një rrogë e cila nuk përputhet me atë ç’ka treguar në fushë.

 Sigurisht ky fakt po analizohet nga drejtuesit dhe sidomos presidenti Florentino Perez, pasi tek një ekip si Real Madridi nëse nuk je në lartësinë e duhur, të takosh të bësh valixhet gati edhe të largohesh.

Janë bërë katër sezone për ishi-n e Bayern Munchenit tek kryeqytetasit, një ekip i cili tashmë drejtohet nga Xabi Alonso, i cili zhvilloi një Botëror Klubesh jo ashtu siç pritej.

Kontrata e 33 vjeçarit përfundon në 2026-tën por si duket nuk ka shumë shanse për të qëndruar dhe për më tepër krerët e ‘’ Los Blancos ‘’ pretendojnë rreth 15 milionë euro. 

Anësori nga Viena beson se mund ta rigjejë veten tek një tjetër ekip, i cili është i ndërgjegjshëm se presioni tek spanjollët është shumë i madh dhe çdo sfidë luhet si një finale, në çdo kompeticion pjesëmarrës. 

Megjithatë, eksperienca e Xabi Alonsos sapo ka filluar dhe pa dyshim pritet një ndryshim në vijimësi sepse skuadra e tij është pretendentë serioze në çdo sezon për ti fituar të gjithë titujt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy