
Një ndër prioritetet e drejtuesve të Barcelonës në lidhje me merkatot e ardhshme do të jetë sigurisht përforcimi i prapavijës.
Drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ po nxjerrin konkluzione gjatë kësaj faze të parë të sezonit dhe tashmë objektivi i rradhës aktivizohet në rradhët e Almerias.
Marc Pubill po përfaqësohet denjësisht, fakt i majftueshëm për një ekip si Barcelona për ta patur në konsideratë.
21 vjeçari është një lojtar i kompletuar, i cili ka impresionuar në një kampionat me një koefiçent të lartë vështirësie si Segunda Division, për më tepër shumë i shpejtë dhe tejet efikas.
Megjithatë edhe disa pretendentë të tjerë me emër në kontinentin e vjetër janë interesuar për Marc Pubill, për të cilin sigurisht pritet një garë e ashpër.
Mirëpo kur flitet për një skuadër si Barcelona, për çdo lojtar është një privilegj, duke qenë se bashkjeton në çdo sezon me suksesin, fakt ky shumë domethënës.
Në atë të fundit lojtari nga Tarrasa diti të jetë determinant tek Almeria, i cili e përfundoi me 1 gol në 23 sfida.



