Bernardo Silva : ‘’ Po ‘’  Barcelonës

Bernardo Silva : ‘’ Po ‘’ Barcelonës

  Barcelona vijon ne rrugën e mbarë në lidhje me merkaton .

Sipas ‘ Sport ‘ katalanasit kanë marrë përgjigje pozitive nga Bernardo Silva , lojtar shumë i preferuar nga Xavi Hernandez për mesfushën .

Spanjolli i ka kërkuar një sforco drejtuesve për portugezin i cili mbetet i lidhur me Manchester City-n deri në 2025-sën , kundrejt një klauzole prej  100 milionë eurosh.

Edhe pse konsiderohet një shifër e majme , ‘’ Los Cules ‘’ kanë besim se mund ta përballojnë sepse së fundmi  kanë përfituar një përqindje me shitjen e të drejtave televizive, fakt që mund ti afrojë me objektivat si Robert Lewandowski , Raphinha dhe Jules Kounde .

Gjithsesi nëse i referohemi të kaluarës , ky operacion pavarësisht se konsiderohet shumë i kushtueshëm, mund të prodhojë ndonjë problematikë gjatë kohës duke marrë parasysh edhe të kaluarën , periudhë në të cilën gjigandët e La Ligas dështuan me investimet e bujshme si Osumane Dembele , Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann.

Për këtë arsye është e domosdshme një analizë e detajuar në lidhje me merkato sepse sezoni 2022-2023 pritet si gjithmonë shumë i ashpër, gjatë të cilit ‘’ Blaugranët ‘’ do të tentojnë fitimin e titujve të rëndësishëm pas disa viteve në prapavijë.

Pas pesë viteve në ‘ Etihad Stadium ‘ , 27 vjeçari nga Lisbona ka fituar një lloj eksperience , e cila përmblidhet me  251 sfida dhe  48 gola dhe me interesin e Barcelonës sigurisht ishi i Monacos ka fituar shumë pikë për një të ardhme të ndritur.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy