
Opinionisti sportiv, Dritan Stoka, në emisionin “SportZone” në MCN TV, komentoi ndeshje që do të luhet ditën e sotme mes Partizanit dhe Vllaznisë. Ai tha se të dyja ekipet janë aty-aty, me diferenca të vogla, por shtoi se të kuqtë janë pak më mirë.
Si Partizani dhe Vllaznia janë aty-aty. Partizani është pak më mirë, por nuk ka diferenca të mëdha. Partizani sot duhet ët fitojë dhe të mos ia lërë çështjen as arbitrit dhe as VAR-it.
Në kampionat të kuqtë janë 5 pikë larg zonës së Europës. Partizani këtë vit synon Kupën dhe duhet arritur me lojë. Nuk e kuptova dot pse u mbyll “Air Albania”, ndërkohë që finalja e Conference League do të luhet në fund të majit.
Mungesa e tifozëve ka ndikuar shumë te Partzani. Tifozët janë të zhgënjyer me rezultatet e ekipit. Shpresoj të na ndihmojë stadiumi i ri.
Unë mendoj që Partizani të synojë që në fillim për të shënuar. Partizani e ka luksin për ta mbajtur në stol Carën. Disa lojtarë nuk e dinë rëndësinë e fanellës së Partizanit.
Në lidhje me Dinamon, Stoka u shpreh se mbijetesa tashmë është në dorën e aleancave të skuadrave të tjera.
Shpëtimi nuk është në dorën e Dinamos, por është në dorën e aleancës së ekipeve të tjera. Shpresoj që arbitrat të mos ndikojnë dhe të mbajnë ndeshjen drejtë.
Tirana e meriton titullin. Fituesi urohet. I ka marrë ndeshjet një nga një dhe ka mposhtur çdo ekip.



