Vllaznia fitoi ditën e djeshme miqësoren ndaj Tërbunit me rezultatin 4-1, në një ndeshje ku trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric mori sinjale pozitive nga skuadra, para rifillimit të kampionatit.
Në fundjavë, kuqeblutë sfidojnë kryesuesit e Tiranës dhe trajneri Brdaric thotë se skuadra e tij e pret me padurim këtë sfidë.
“Kemi një javë për këtë ndeshje të rëndësishme ndaj Tiranës. Këtë javë do të jetë një përgatitje ndryshe nga kjo e ditëve të fundit dhe padyshim të gjithë duket se presin me padurim të luajnë me Tiranën. Edhe ne do të jemi mëse të përgatitur për përballjen.
Sot ishim të përqendruar më shumë që lojtarët të merrnin minuta se ndeshja tjetër do të jetë në një ambient krejt tjetër, stadium tjetër, dinamikë tjetër, tifozë.”, u shpreh Brdaric.



