
Në orët e fundit Juventusi po vijon të shqyrtojë një tjetër lojtar për merkaton . Flitet për Axel Witsel për të cilin ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ nuk pati fat në verën e kaluar dhe në janar do të tentojë me çdo mjet për ta transferuar belgun në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Rendimenti i deritanishëm i të besuarve të Massimiliano Allegrit ka theksuar një problematikë të madhe sepse i janë reduktuar shanset për të ngritur përsëri trofeun e Scudettos .
32 vjeçari konsiderohet një komponent kyç për Borussia Dortmundin dhe i ka ofruar variante ideale ‘’ Verdhezinjve ‘’ për arsye të adaptimit të shpejtë në shumë pozicione , fakt që e bën edhe më të pëlqyer nga bardhezinjtë .
Parashikimet janë se Axel Witsel mund të vishet bardhezi gjatë merkatos së janarit për ti shërbyer skemave të teknikut italian i cili akoma s’ka mundur të përsërisë formulat për të triumfuar, sidomos në Serinë A .
Duke qenë se është drejt fundit të karrierës , ky operacion për juventinët do të realizohet me një kosto të ulët , fakt që italianëve i vjen përshtat me qëllimin e shfaqjes së një tjetër fytyre në pjesën e dytë të sezonit pavarësisht se janë shumë larg objektivave por gjithcka është e mundur në futboll.
Edhe pse kontrata e Axel Witsel merr fund në qershorin e 2022-shit , sipas Calciomercatos ish-i i Zenit Petersburgut mund ti bashkohet Juventusit në janar për të zëvëndësuar Aaron Ramsey apo Weston Mc Kennie të cilët janë drejt largimit nga Juventus .



