Real Madridi, tenton përsëri Nico Schlotterbeck

Real Madridi, tenton përsëri Nico Schlotterbeck

  Edhe pse Nico Schlotterbeck e ka rinovuar kontratën me Borussia Dortmundin deri në 2031-shin drejtuesit e Real Madridit nuk mendojnë të dorëhiqen.

Gjermani sigurisht është një lider tek ‘’ Verdhezinjtë ‘’, për të cilin krerët e tyre synojnë rreth 50-60 milionë euro.

 ‘’ Galaktikët ‘’ vijojnë të kenë probleme në repartin defensiv dhe do të jenë përballë një periudhe deçizive siç është merkatoja e verës. 

26 vjeçari numëron katër sezone me ekipin nga Ruhr dhe gjithashtu është grumbulluar nga Julian Nagelsmann për Botërorin. 

Përveç ‘’ Los Blancos ‘’ edhe Liverpooli ka menduar për Nico Shclotterbeck dhe tashmë i mbetet gjermanëve të vendosin për të ardhmen e tij. 

Tundimi është shumë i madh për ishi-n e Freiburgut duke qenë se përfshihet në listën e një ndër ekipeve më të suksesshëm në historinë e futbollit, pretendent në çdo sezon për fitimin e titujve. 

Të kaluarin nxënësi i Niko Kovaç e finalizoi me 5 gola në 37 sfida, të shoqëruara me një lojë mbresëlënëse. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy