Bastet sportive në të zezë, Starova: Është një gabim, mund të shkonin në buxhetin e shtetit

Bastet sportive në të zezë, Starova: Është një gabim, mund të shkonin në buxhetin e shtetit

Sulejman Starova, duke folur për dëgjesën e parë publike që qeveria bëri sot për rihapjen e basteve online, deklaroi se shpreson që të rikthehen sërish.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova tha se mbyllja e basteve dikur ishte diçka shumë e mirë, por e quan si një gabim, faktin që bastet sportive u luajtën në të zezë dhe ato para nuk shkuan në buxhetin e shtetit.

Ky është një bum që kemi pritur. Iniciativën e kryeministrit që mbylli bastet, e përshëndetëm të gjithë. Keqardhja tjetër është që bastet kanë vazhduar ende. Janë luajtur dhe janë kënaqur njerëzit duke luajtur. Është një gabim, sepse ato para duhet të shkonin në buxhetin e shtetit.

Kryeministri në fund shpërtheu me deklaratën që shpresoj ta bëjë realitet, për hapjen e basteve online. Sa më shumë njerëz të merren me sport, aq më pak shkojnë në spital. Ka pasur shumë tentativa, që paratë që merrte shteti nga këto, të kishte pjesë edhe futbolli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy