Klubi i Kukësit bëhet me pronarë të rinj

Klubi i Kukësit bëhet me pronarë të rinj

Një epokë e re nis te klubi i Kukësit. Verilindorët janë bërë me pronarë të rinj.

Klubi largohet nga familja Gjici dhe do të jetë me udhëheqës të rinj. President i ri i klubit do të jetë Atilio Biba.

Gjithashtu në njoftimin e klubit thuhet se roli i drejtorit sportiv do të mbulohet nga Nikita Kornejevs, ndërsa drejtor teknik do të jetë Renato Arapi.

Njoftimi i klubit:

Futboll Klub Kukësi njofton se ka ndryshuar kryesia dhe stafi administrativ i klubit! Duke falënderuar ish-presidentët Safet Gjici dhe Lavdrim Gjici, FK Kukësi njofton se Atilio Biba do të jetë presidenti i ri i klubit.

Në një konferencë shtypi të mbajtur ditën e sotme në stadiumin "Air Albania", janë prezantuar edhe drejtuesit e ri, ku roli i Drejtorit Sportiv, do të mbulohet nga Nikita Kornejevs, ndërsa roli i Drejtorit Teknik do të mbulohet nga Renato Arapi!

Futboll Klub Kukësi i uron suksese stafit të ri administrativ dhe garanton tifozët se FK Kukësi do të rikthehet shumë shpejt aty ku i takon!

Forca Kukësi!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy