Rey Manaj bëri një debutim ëndrrash ditën e djeshme me Barcelonën, teksa arriti të shënojë plot 3 herë, në miqësoren ndaj Gimnastic.
Pikërisht për këtë, tashmë në drejtim të sulmuesit lushnjar, kanë ardhur interesime të rëndësishme. Raportohet ditën e sotme se në gjurmët e Manajt është vënë klubi i njohur i Serie A, Sassuolo.
Këta të fundit janë në kërkim të një sulmuesi dhe për këtë arsye kanë hedhur sytë nga Manaj, duke parë edhe formën e mirë të treguar nga futbollisti me Barcelonën.
Gjithsesi dëshira e 24-vjeccarit është të qëndrojë te katalanasit dhe të bindë trajnerin Koeman, për ta mbajtur në ekipin e parë për sezonin e ri.



