
Tek Milani vijohet të punohet me shumë përkushtim në këto ditë të fundit të merkatos së verës.
Kuqezinjtë natyrisht janë pretendentë për fitimin e titujve në çdo sezon dhe përforcimet janë të domosdoshme.
Traineri Massimilliano Allegri është kthyer për të lënë përsëri gjurmë tek ish fituesit e Champions Leagues, i cili ka kërkuar transferimin e Juan Foyth në ‘’ San Siro ‘’.
Përveç argjentinasit, edhe Joe Gomez dhe Manuel Akanji janë pjesë e listës së ishi-t të Juventusit, një trainer shumë cilësor.
Megjithatë, nëse do të largohet nga ‘’ La Ceramica ‘’, për Villarealin do të ishte një humbje e madhe duke qenë se prej 5 sezonesh tashmë 27 vjeçari është një lider në prapavijë.
Mundësia për tu transferuar në Serinë A sigurisht tundon jo vetëm Juan Foyth por edhe çdo lojtar tjetër, duke qenë se konsiderohet një ndër pesë kampionatet më të bukur të Europës.
Në rastin e largimit, drejtuesit e ekipit nga Castellon duhet të punojnë fort për ti gjetur sa më shpejt një zëvëndësues kampionit të botës me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’, për të qenë në lartësinë e duhur në sezonin aktual, duke qenë se është pjesëmarrës edhe në Uefa Champions League.



