
Armend Alimi u largua nga Shkëndija e Tetovës pak ditë më parë, teksa nuk ka vonuar shumë për të gjetur skuadrën e re.
Mesfushori ka vendosur të qëndrojë në Maqedoninë e Veritu dhe ka firmosur me skuadrën e Rabotnicki.
Pas largimit nga Shkëndija, u përfol se Alimi mund të kalonte tek Egnatia në Superiore, por diçka e tillë nuk u realizua. Një përforcim i rëndësishëm për Rabotnicki që po kalon një moment të vështirë dhe renditet në vendin e 8 dhe rrezikon rënien nga Kategoria.



