Oferta e Paris St Germain për Asension

Oferta e Paris St Germain për Asension

 Me largimin nga Real Madridi, pikërisht në 30 qershor, Marco Asensio tanimë ka filluar të kërkojë për gjetjen e një destinacioni për të ardhmen.

Paris St Germain është interesuar për mesfushorin, drejtuesit e të cilit kanë bërë me dijë ofertën , e cila arrin 10 milionë eurot në sezon.

25 vjeçari ishte një ndër më të mirët e ‘’ Galaktikëve ‘’ që prej 2014-tës, moment kur zbarkoi në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por dëmtimi në gju e ka lënë në prapavijë por pavarësisht këtij fakti ka shënuar 15 gola në sezonin e lënë pas .

Kalimi i ishi-t të Mallorcas në ‘’ Parque de Prince ‘’ do ti jepte shansin e të qënit i rrethuar me yje si përshembull Neymar apo Mbappe dhe gjithashtu do të ishte afër fitimit të titujve të rëndësishëm , sidomos në Francë por siç dihet objektivi kryesor i kuq e bluve vijon të jetë fitimi i Champions Leagues.

Pavarësisht tentativave të pandalura , në këtë aspekt kjo skuadër nuk ka mundur të buzëqeshë por nëse i referohemi merkatove të bëra ndër vite , në një të ardhme të afërt mund ta thyejë akullin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy