E kërkojnë në Angli, por Icardi dëshiron të rikthehet në Serie A

E kërkojnë në Angli, por Icardi dëshiron të rikthehet në Serie A

Mauro Icardi ka vendosur të largohet nga PSG në merkaton e verës, por ende nuk ka zgjedhur skuadrën ku do të vazhdojë karrierën.

Sipas asaj që raportojnë në Francë, sulmuesi kërkohet nga Newcastle dhe Arsenali në Angli. Të dy këto klube janë gati të bëjnë ofertat e tyre, për 29-vjeçarin.

Megjithatë thuhet se dëshira e lojtarit është të rikthehet në Serie A, aty ku në të kaluarën ka shkëlqyer me Interin dhe Sampdorian.

Në rast të një oferte nga Italia, Icardi do të ishte i gatshëm për t’u rikthyer, ndërsa bëhet e ditur se situata po ndiqet me kujdes nga Milani, Roma dhe Napoli, që mund të bëjnë një ofertë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy