Leipzig cakton çmimin për Nkunkun

Leipzig cakton çmimin për Nkunkun

Merkatoja e verës pritet të jetë shumë e vrullshme për çdo ekip por sigurisht gjatë kësaj periudhe do të predominojnë skuadrat e njohura.

Bayern Munchen dhe Real Madridi në këto momente po vijojnë garën për transferimin e Christopher Nkunkut , për të cilin Leipzigu do të kërkojë të përfitojë maksimalisht. 

Francezi mbetet një ndër më të mirët tek gjermanët duke iu referuar kontributit në sezonin aktual.  31 gola dhe 15 asiste në 48 sfida jo vetëm që e kanë shëndërruar në një referent në sulmin e Leipzigut por ia kanë rritur automatikisht vlerën e kartonit e cila arrin minimalisht 100 milionë eurot.

Kjo skuadër  prej vitesh ka konkurruar fort me Bayernin për fitimin e Bundesligës por s’ka mundur ti mposhtë bavarezët dhe një largim i Christopher Nkunkut nga ‘’ Red Bull Arena ‘’ do të mbushte arkat për tu hedhur në sulm për të tjerë elementë që do të mund ta përfaqësojnë Leipzigun në të ardhmen.

Sigurisht të qënit pjesë e elitës është ëndërra e çdo lojtari dhe iniciativa e Leipzigut thekson se shumë shpejt ishi i Paris St Germain mund të veshë një tjetër fanellë sepse e meriton për lojën e zhvilluar me gjermanët.

24 vjeçari prej shumë vitesh po kërkon të ndërrojë destinacion dhe duket se momenti ka ardhur sepse pas dere janë ‘’ Galaktikët ‘’ dhe bavarezët, të gatshëm për të shtuar cilësinë në metrat e fundit.  

Kalimi i spanjollëve në finalen e Champions Leagues i afron më shumë me fitimin e këtij trofeu prestigjoz dhe nëse do të jetë kështu , mund të fitojnë pikë për të shtuar kualitetin në ofensivë me talentin francez që ka arritur të buzëqeshë përsëri me Leipzigun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy