
7 sezonet me Torinon e kanë pasuruar ndjeshëm karrierën e Andrea Belottit i cili po shijon momente të mrekullueshme me skuadrën ‘’ Granata ‘’. Pavarësisht se për një periudhë nuk ishte në nivelin e disa sezoneve më përpara , 27 vjeçari është absolutisht një sulmues rrace dhe e ka shpëtuar në shumë momente delikate Torinon.
Momenti për të provuar veten diku tjetër besohet se ka ardhur dhe këtë fakt e ka konfirmuar presidenti i Torinos Urbano Cairo për të famshmen ‘’ Sky Sports ‘’ i cili e ka kuptuar se etapa për Andrea Belottin tek italianët mund të konsiderohet e finalizuar .
Qëndrimi i kreut të Torinos sigurisht të bën të kuptosh se nuk do të vërë asnjë barrierë gjatë janarit për ta ndaluar golashënuesin i cili do të bëhej pjesë e çdo ekipi që dëshiron me parametër zero . Pavarësisht se largimi i Andrea Belottit do të ndikojë patjetër në performancat e Torinos në vijimësi, kontributi i dhënë në tërë këto i ka siguruar një pretendent të fuqishëm .
Sevilla është në kërkim të një qëndërsulmuesi për sezonin vijues dhe ishi i Palermos mund të jetë një opsion mëse interesant për Julen Lopeteguin . Për andaluzët ky operacion konsiderohet lehtësisht i përballueshëm sepse spanjollëve do ti duhej të paguante vetëm rrogën e lojtarit nga Lombardia . Kampioni në fuqi i Europës me ‘’ Azurrët ‘’ sigurisht ofron shumë garanci për mbarëvajtjen e ofensivës së ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe sakrificat e njëpasnjëshme me Torinon janë drejt shpërblimit për një ndër golashënuesit më të mirë të Scudettos në vitet e fundit .
Për më tepër kalimi i mundshëm në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ do ti jepte shansin unik Andrea Belottit të provonte ndjesinë e të qënit pjesë e Champions Leagues , kompeticion ku Sevilla ka rezultuar pjesemarrëse e padiskutueshme në vitet e fundit dhe me një lojtar të këtij niveli në majën e sulmit do të bëhej edhe më e rrezikshme .
Deri më tani nxënësi i Ivan Juric e ka përfaqësuar Torinon në 10 ndeshje në të cilat ka shënuar 2 gola por me shumë gjasa ky sezon do të jetë i fundit tek kjo skuadër .



