Selmani: Askush nuk besonte te mbijetesa, por Kastrioti ia doli

Selmani: Askush nuk besonte te mbijetesa, por Kastrioti ia doli

Kastrioti është padyshim surpriza e kampionatit, pasi përveç se ka siguruar mbijetesën, ka regjistruar edhe 6 fitore radhazi. Një nga lojtarët më të mirë te krutanët është edhe Adolf Selmani.

Mbrojtësi në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se askush nuk besonte se Kastrioti mund t’ia dilte, përveç lojtarëve, trajnerit dhe presidentit të krutanëve.

Tashmë jemi komodë, nuk kemi presion pikësh. Edhe para ndeshjes me Tiranën, presidenti dhe trajneri, na thanë që të luanim për veten. Në fillim askush nuk besonte te ne, përveç lojtarëve, trajnerit dhe presidentit. Ishte një objektiv i vështirë, por ia dolëm për t’u larguar nga fundi dhe jemi në pozita komode tashmë.

Për ndeshjen me Tiranën, e kishim studiuar shumë mirë. Kishim dëshirë të madhe për ta mposhtur Tiranën dhe ia dolëm. Tirana bëri lojën e saj, ne u treguam cinikë, shënuam dhe menaxhuam shumë mirë.

Kudo jam munduar të jap më të mirën. Tani po mundohem të bëj më të mirën me Kastriotin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy