Milik akord me Juventusin

Milik akord me Juventusin

  Me vetëm Vlahovic në majën e sulmit për Juventus konsiderohej prioritet gjetja e një sulmuesi. ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ e ka arritur suksesin në këtë aspekt dhe tanimë do të shijojë prezencën e Arkadiusz Milik  .

Dështimi me Memphis Depay bëri që torinezët të mos dorëzoheshin deri në fund dhe këmbngulja e ka shpërblyer ekipin e Massimiliano Allegrit me transferimin e 28 vjeçarit në ‘’ Allianz Stadium ‘’.

Sipas Matteo Morettos , gazetar që përfaqëson të famshmen italiane  ‘ Relevo ‘ , Arkadiusz Milik rikthehet në Serinë A në cilësinë e të huazuarit me opsionin e blerjes së kartonit, gjithmonë në varësi të rendimentit që do të shfaqë.

Shifra e këtij operacioni ende nuk është publikuar por me rëndësi është fakti që Juventusi është fuqizuar me një lojtar cilësor i cili e njeh shumë mirë Scudetton për arsye se në të kaluarën performoi tek Napoli.

 Juventusi në këtë sezon do të kërkojë rikthimin tek titujt, fillimisht me fitimin e Serisë A  , prioritet absolut për italianët duke menduar njëkohësisht edhe  për Kupën dhe Champions Leaguen , turne që në vitet e fundit i ka shpëtuar nga duart në dy raste .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy