Drejtori teknik i Vllaznisë, Alban Hasani, u shpreh se në Shkodër e presin me padurim ndeshjen me Tiranën në fundjavë.
Në emisionin “SportZone” në MCN TV, ai u shpreh se Vllaznia ka ekip shumë të mirë dhe sipas tij do të fitojë ndaj kryesuesve.
Ndeshja me Tiranën? Shkodra ka raporte të mira me të gjithë Shqipërinë. Në Shkodër e presin me padurim ndeshjen me Tiranën. Femrat dhe fëmijët vijnë në stadium falas. Tirana të krijon respekt sepse është më meritë në vend të parë. Vllaznia është Vllaznia dhe do të jetë një ndeshje spektakolare.
Tirana ka bërë shumë mirë, sepse i ka ikur kamerave dhe shtypit. Kanë qenë sa më larg kamerave, të përqendruar te fusha. I respektoj dhe i uroj suksese. Mendoj se këtë fundjavë fitojmë ne. Kemi ekip shumë të mirë.



