
Eksperienca e Julian Alvarezit tek Atletico Madridi nuk po shkon ashtu siç pritej.
Argjentinasi nuk e ka kënaqur aq sa duhet trainerin Diego Simeone, për të cilin janë interesuar së fundmi dy kandidatë potencialë në Premier League.
Arsenali dhe Chelsea do të tentojnë ta rikthejnë ish golashënuesin e River Plates në Angli, dy ekipe cilësore në aspektin sportiv dhe potentë në atë ekonomik.
Nëse i referohemi ‘’ Topchinjve ‘’ ideja e tyre për ta transferuar në Londër lidhet me përfshirjen e ndonjë lojtari për të ulur koston e kësaj marrëveshjeje ndërsa në anën tjetër pronari i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ Todd Boehly thuhet se do të ofrojë rreth 90 milionë euro.
Gjatë muajve të fundit fituesi në fuqi i Botërorit të Katarit me ‘’ Albicelestët ‘’ ka hasur vështirësi në lidhje me performancat, fakt i cili ka ndikuar edhe në rënien e vlerës së kartonit.
Mirëpo situata të tilla janë të natyrshme në futboll dhe pritet një kthesë nga Julian Alvarez duke patur parasysh se do të jetë një fazë determinante për sezonin.
Tek Atletico Madridi do të analizohet me kujdes e ardhmja e lojtarit nga Calchin i Kordobas, i përzgjedhur rregullisht edhe nga Lionel Scaloni tek Argjentina.
11 gola dhe 5 asiste në 30 sfida janë statistikat e deritanishme, i cili mbetet gjithsesi një ndër më të rrezikshmit në metrat e fundit.



