
Prej vitesh me rradhë Virgil van Dijk vijon të jetë një ndër referentët në prapavijën e Liverpoolit.
Hollandezi ka treguar profesionalizëm dhe drejtuesit janë duke punuar me shumë përkushtim për të siguruar qëndrimin në ‘’ Anfield Road ‘’.
33 vjeçari e përfundon kontratën me ‘’ Të Kuqtë ‘’ në qershorin vijues, i cili ka një përgjegjësi më tepër sepse është edhe kapiteni i skuadrës.
Tashmë mund të thuhet me plot gojë se Virgil van Dijk konsiderohet i pazëvëndësueshëm nga traineri Arne Slot, i cili i ka ndryshuar ish fituesit e Champions Leagues në çdo aspekt.

Përfundimi i kontratës përbën një sfidë për drejtuesit e Liverpoolit në vijimësi të cilët duhet medoemos të evitojnë largimin ishi-t të Celticut, një ndër më të mirët e kontinentit të vjetër në pozicionin ku aktivizohet.
Sezoni aktual është i teti në rradhët e gjigandëve të Premier Leagues dhe jo vetëm, një ekip që e ka rifituar terrenin e humbur, fakt që reflektohet me renditjen në vendin e parë në kampionat pas 21 sfidave dhe gjithashtu në Uefa Champions League pas 7 sfidave, të fituara rradhazi.



