
Para ndeshjes mes Anglisë dhe Gjermanisë, të vlefshme për fazën e 1/8-ve në Europian, vëmendjen e të gjithëve jashtë stadiumit “Wembley” e tërhoqi një person, i cili kishte ngjashmëri të madhe me trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp.
I veshur me uniformë të Liverpool, ashtu si trajneri gjerman, tifozi po festonte me pjesën tjetër që mendonin se ishte Klopp dhe madje i kërkuan atij foto. Madje në mediat gjermane, u tha se ishte Klopp dhe po festonte me tifozët anglezë, por e vërteta është ndryshe.
“Daily Mail” ka zbuluar se personi në fjalë është Ray Cornwell, 61 vjeç. Ky i fundit është i divorcuar dhe baba i 3 fëmijëve. Gjithashtu raporti i sipërpërmendur ka bërë të ditur, se ai është një multimilioner, pasi në pronësinë e tij ka biznese të shumta. Bëhet për një kompani pronash, zotëron hotele në Francë dhe Marok, gjithashtu ka në pronësinë e tij edhe disa restorante meksikanë në Mbretërinë e Bashkuar.
Tifozi anglez ka zbuluar edhe skuadrën e zemrës që është Milwall, si dhe tha se është tifoz nderi i Liverpool.



