Sadio Mane, është larguar zyrtarisht nga Bayern Munich, teksa do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, tek Al Nassr. Aventura e sulmuesit senegalez me kampionët e Gjermanisë, zgjati vetëm një sezon dhe vetë lojtari në një prononcim të dhënë së fundmi, deklaroi se dëshironte një fund tjetër me bavarezët. “Ndjehem keq që po largohem në këtë formë nga Bayern. Do të dëshiroja shumë që të kisha një tjetër fund me këtë klub, e di që mund ta kisha ndihmuar shumë skuadrën në sezonin e ri. Prisja një nga ato sezone ku të tregoja të gjithë vlerat e mia, por tani ka ardhur fundi. I uroj klubit dhe tifozëve të Bayern më të mirat”, deklaroi Mane.



