
Manchester United ka dhënë sot një prove të fortë se do jetë një rival i hekurt në luftën për titull kampion në Premier League. ‘Djajtë’ kanë eliminuar Liverpool-in në FA Cup me rezultatin 3-2, duke vazhduar për në fazën tjetër.
Fillimisht Salah kaloi të besuarit e Kloop në avantazh, por United u rikthye shpejt me një përmbysje. Greenëood barazoi shifrat dhe më pas Rashford i përmbys ato.
‘The Reds’ nuk u dorëzuan dhe barazuan shpejt me Salah, por Fernandez vulosi me një goditje faulli shifrat 3-2 për të kaluar ‘Djajtë’ më tej.



