Eraldo Çinari ka gjetur golin e parë në Turqi, aty ku aktivizohet me skuadrën e Samsunspor. Ish-sulmuesi i Partizanit ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme në Kupë, në sfidën që skuadra e tij fitoi 4-0 ndaj Usakspor.
Çinari ishte autori i golit të 3-të për skuadrën e tij në minutën e 70-të dhe shpreson që me këtë gol, të bindë trajnerin, për t’i dhënë më shumë hapësira edhe në kampionat.
25-vjeçari u largua nga Partizani pas përfundimit të sezonit të kaluar, për të kaluar në Turqi te Samsunspor, me të cilët këtë sezon është aktivizuar në 8 ndeshje, ku përveç golit të sotëm, ka dhënë edhe një asist.



