Liverpooli zyrtarizon Ibrahima Konate

Liverpooli zyrtarizon Ibrahima Konate

Liverpooli ka bërë një goditje cilësore  në aspektin  mbrojtës . Prej javësh me rradhë  ‘’ The Redsat ‘’ kërkonin  transferimin e Ibrahima Konates në ‘’ Anfield Road ‘’ dhe tashmë e kanë arritur këtë objektiv.  Francezi ka rezultuar ndër më të pëlqyerit nga Jurgen Klopp për të përforcuar këtë repart   dhe drejtuesit anglezë ia kanë plotësuar më në fund dëshirën gjermanit .  Për 22 vjeçarin Liverpooli bëri  një investim prej 40 milionë eurosh dhe duke  analizuar  eksperiencën me  Red Bull Leipzigun është në përputhje  me shifrën e derdhur në arkat e gjermanëve .

 Suksesit të Ibrahima Konates i bashkangjitet  edhe vlerësimi  si një prej  mbrojtësve  më të mirë të së ardhmes  dhe në fakt  për elementë të tillë gjithmonë vjen dita e shumëpritur sepse kalojnë në një tjetër stad në karrierë  .  Tashmë i mbetet në dorë Jurgen Kloppit për të marrë 100 % nga ky lojtar i cili duhet të tregohet i kujdesshëm dhe ti ofrojë ndihmën e nevojshme për tu adaptuar ashtu siç duhet me taktikat e tij  . 

Projekti i Jurgen Klopp për të rikapur majat me Liverpoolin po fillon e të marrë  formë sepse kjo goditje  do ti shtrojë rrugën shumë të tjerave gjatë merkatos verore sepse kësaj skuadre i duhen përforcime shumë cilësore për të përballuar sfidat e ardhshme .

Ibrahima Konate e ka mbyllur sezonin në nivele të larta  me 21 ndeshje të luajtura dhe me kalimin në Premier League do ti duhet të justifikojë investimin e konsiderueshëm të bërë nga Liverpooli .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy