Fitorja ndaj Skënderbeut, Josa: Dy fitore nuk janë asgjë, goli i dytë goditi kundërshtarin

Fitorja ndaj Skënderbeut, Josa: Dy fitore nuk janë asgjë, goli i dytë goditi kundërshtarin

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi 2-0 ndaj Skënderbeut.

Tekniku i kurbinasve, deklaroi se ekipi mund ta kishte pësuar në pjesën e parë, por shtoi se qarkullimi i topit u rregullua në pjesën e dytë.

Sipas tij, nuk janë asgjë dy fitore, pasi i ka arritur edhe më parë, por një rezultat negativ mund të ndryshojë gjithçka.

Ne pjesën e parë edhe mund të kishim pësuar. Skënderbeu e kishte rastin dhe kanë dy sulmues shumë të mirë. Mendimi im është që ne duhet të kishim qetësi më të madhe në qarkullimin e topit.

Me rezultatin e rregulluam në pjesën e dytë. Nuk mund të themi gjë për dy fitoret, apo nuk janë asgjë për mua, sepse me një rezultat negativ kemi folur ndryshe. Është një skuadër e re dhe që do të mësojë. Unë jam këtu për të mësuar këto lojtarë.

Ne kemi vendosur me një 4-3-3, por nuk është problemi te vendosja, por te iniciativa e lojtarëve.

Skënderbeu mori frenat e lojës në fillimet e pjesës së dytë dhe harxhoi shumë, pavarësisht se nuk kishin raste të pastra. Ishin vetëm dy goditje të Liços nga lart. Forca e Skënderbeut ra dhe ishim më të lirshëm për të dalë përpara.

Goli i dytë u bë në një moment shumë të keq. Me atë goditje që i dhamë Skënderbeut, mendoj se u mbyll gjithçka pas golit të dytë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy