Arabia Saudite, është kthyer në një nga destinacionet e preferuar për shumë lojtarë në këtë merkato vere, për shkak të shifrave të çmendura, që ofrojnë klubet e këtij vendi.
Wojciech Szczesny, thotë se nuk do të transferohet në Arabinë Saudite, sepse ka mjaftueshëm të ardhura në jetën e tij.
Në një intervistë për mediat polake, portieri tha se dëshiron sfida të lezetshme, siç është ajo që po bën aktualisht.
Nuk kam mungesë të parave në jetën time. Unë preferoj sfida të lezetshme dhe mbrojtja e portës së Juventusit është sfida më e lezetshme që mund t'i bëj vetes.
Unë nuk lexoj shumë për futbollin, por e di se disa lojtarë kanë shkuar në Arabinë Saudite dhe nuk jam i befasuar.
E kuptoj që dikush mund të marrë një vendim të tillë dhe duket mjaft logjike. Unë besoj se ia vlen të kesh prioritete të tjera sesa të kërkosh para.



