Boca Juniors insiston për Cavanin

Boca Juniors insiston për Cavanin

Sezoni jo i mirë i Edinson Cavanit , duket se do ti vërë pikën eksperiencës tek Valencia në merkaton e verës. Uruguajani prej kohësh pëlqehet nga Boca Juniors, lajm i bërë me dije nga gazetari i ‘ DirectTvSports ‘ Fernando Czyz . Golashënuesi ëndërrohet nga Roman Riquelme, i cili ka një rol të rëndësishëm në direktivën e ‘’ Los Xeneises ‘’, njëkohësisht idhull i këtij klubi. Gjithsesi edhe Nacional i Montevideos po jep maksimumin për ta rikthyer ‘’ El Matador ‘’ në Uruguaj , aty ku filloi të spikasë por me Danubion. Sigurisht eksperienca e tij do ti shërbente këtij ekipi por do të gjeneronte edhe një lloj urrejtje për arsye se e ka filluar karrierën tek rivalët direktë të Danubios. Ndërkohë që spanjollët pretendojnë të mbushin sadopak arkat me largimin e 36 vjeçarit nga Salto , shifër e cila parashikohet se do të vihet në dispozicion të merkatos së verës, për ta harruar sa më shpejt sezonin jo të mirë, i cili mund të përfundonte me rënien e Valencias në Segunda Division.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy